Albspirit

Media/News/Publishing

Yildirim: Nuk motivohemi nga dëshira për hakmarrje 

Turqia do i rikthehet sundimit të ligjit dhe nuk do të motivohet nga dëshira për hakmarrje në ndjekjen e të dyshuarve si organizator të grusht shtetit të dështuar, ka thënë kryeministri turk, Binali Yildirim të martën, raporton Reuters.

Autoritetet kanë arrestuar më shumë se 7500 persona në lidhje me grusht shtetin e dështuar që raportohet se u organizua nga një pjesë e ushtrisë së vendit.

Përpjekje për marrjen e kontrollit mbi vendin nga kjo pjesë e ushtrisë mori jetën e rreth 300 personave më natën mes 15 dhe 16 korrikut.

Liderët perëndimor i kanë kërkuar përmbajtje autoriteteve turke gjatë trajtimit të procesit kundër organizatorëve të dyshuar të grusht shtetit.

Yildirim duke folur krahas liderit të partisë kryesore opozitare turke, gjithashtu ka thënë se vendi duhet patjetër ta evitojë rrezikun që disa njerëz ta keqpërdorin situatën aktuale, duke shtuar se tash “neve na duhet unitet…dhe vëllazëri”.

Please follow and like us: