Albspirit

Media/News/Publishing

“8 puçistët”, ambasadori turk presion Greqisë për ekstradimin, reagojnë mediat greke: Këtu, politika nuk ndërhyn në drejtësi 

 

8 pucistet ne greqi

Autoritetet greke kanë filluar shqyrtimin e kërkesave për azil për 8 ushtarët turq që ishin pjesë e grushtit të shtetit në Turqi disa ditë më parë. Ambasadori turk në Athinë nuk e priti mirë këtë gjë duke kritikuar Greqinë që të përshpejtojë procesin për kthimin e 8 puçistëve në Turqi. Kerim Uras paralajmëroi se çdo vendim i drejtësisë për të mos dërguar 8 ushtarët në Ankara, nuk do të ndihmjë në marrëdhëniet dypalëshe mes vendeve. Deklarata e tij ka shkaktuar irritim tek autoritetet greke dhe mediat helene, të cilat shkruajnë se ky veprim i Ankarasë për të rritur presionin ndaj Athinës zyrtare po tejkalon masën. “Qeveria turke rrit presionin mbi Athinën duke kërkuar në thelb që qeveria greke të ndërhyjë në drejtësi, siç është bërë në vendin e Erdogan”, shkruan gazeta ‘Protothema’. Pas këtyre reagimeve, ambasada turke bëri një deklaratë për keqinterpretimet e mediave greke, por që në thelb nuk ndryshonte asgjë me reagimin e mëparshëm të ambasadorit Kerim Uras. Nga ana tjetër, shkruajnë mediat e vendit fqinj, të bën përshtypje fakti që Qeveria Greke nuk dha asnjë përgjigje për deklaratat e ambasadorit të Turqisë. Tetë ushtarët turq hynë në territorin greke me helikopterë duke kërkuar azil politik, pasi ishin pjesë e grushtit të shtetit dhe bënin pjesë në mesin e 40 komandove që tentuan të vrisnin apo të merrnin peng Presidentin Rexhep Erdogan.

Please follow and like us: