Cameron Diaz: Fama nuk përcakton lumturinë
Pak ditë më parë aktorja Cameron Diaz erdhi me një dekleratë të fortë dashurie për të dashurin e saj Benji Madden.
‘Ai është njeriu që më bën çdo ditë e më shumë të lumtur. Është pikërisht njeriu që më bën të ndjehem krenare në çdo gjë që unë them dhe bëj. I jam mirënjohëse për dashurinë pa kushte dhe respektin që më ofron. Do të vazhdoj ta dua me tërë qënien time deri në fund të jetës” ka shkruar aktorja në këtë dekleratëtë fortë për te dashurin e saj këngëtarë.
Ndërsa sot Cameron Diaz, vjen përmes videomesazh i cili ka bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe është shpërndarë nga miliona përdorues. “Të jem e famshme është pjesë e punës sime. Por kur jam në shtëpi, jam thjesht unë Cameron dhe fama nuk më përcakton mua. Nëse kërkoni që fama t’ju përcaktojë juve atëherë nuk do të jeni të lumtur”…. thotë Diaz.
https://www.facebook.com/video/embed?video_id=1666511647007122