Çfarë mendon për reformën ish –deputeti që votoi 2 herë kundër SHBA
Ish –deputeti i PS, Taulant Dedja, thotë se ka votuar dy herë kundër SHBA gjatë jetës së tij parlamentare. Nisur nga ky fakt, ai ka një këshillë për deputetët, se si të votojnë për Reformën në Drejtësi, pas kërcënimit të hapur të bërë nga ambasadori Lu. Këshillën ai e ka postuar në faqen e tij në Facebook:
“Gjate jetes time parlamentare, kam votuar 2 here ndryshe nga ajo cka kerkonte politika amerikane me bindje te plote duke marre persiper dhe koston perkatese brenda partise ku beja pjese. Nje here per luften ne Irak dhe te dyten per Marreveshjen mbi Traktatin e Romes. Ishin, sipas meje, dy ceshtje qe lidheshin me interesat e SHBA jo te Shqiperise. Ne rastin e reformes ne drejtesi ceshtja shtrohet ndryshe. Flitet per interesat e Shqiperise. Perderisa klasa politike (perfshi dhe mua) deshtoi per 25 vjet, une jam i prirur te besoj se zgjidhja qe ofron shteti amerikan permes fjaleve pa dorashka te ambasadorit eshte zgjidhja e duhur per ta nxjerre vendin nga ngerci i tranzicionit qe i drobiti padrejtesisht gjithe qytetaret shqiptare!”