Albspirit

Media/News/Publishing

Ditë marrëveshje edhe në Maqedoni, zgjedhjet mbahen më 11 dhjetor

 

Sot është arritur marrëveshje edhe mes grupeve të katër partive politike të Maqedonisë për datën e mbajtjes së zgjedhjeve. Pas, përfundimit të takimit përfaqësuesi nga BDI-ja, Artan Grubi, deklaroi se, marrëveshja politike mes partive politike pjesëmarrëse të marrëveshjes së Përzhinos është arritur, dhe partitë pjesëmarrëse i afruan përfundimisht qëndrimet e tyre. Grubi madje theksoi se në marrëveshje është saktësuar se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen me 11 dhjetor 2016. “Marrëveshja përfundimisht është arritur. Partitë politike kanë rene dakord që zgjedhjet të mbahen saktë ashtu siç është paraparë në marrëveshje, me datën 11 dhjetor të këtij viti”, deklaroi Artan Grubi, raporton Zhurnal.mk

Please follow and like us: