Emailat e “Wikileaks” të publikuara për Erdoganin, Kosova përmendet në 60 prej tyre
“Wikileaks” ka publikuar emailat sekrete të Partisë së Erdoganit për Drejtësi dhe Zhvillim, ndërsa në 60 prej tyre përmendet edhe Kosova
Në emaila flitet për historinë e Kosovës që nga intervenimi i NATO’s, proceset e saja ndër vite, bisedimet në Bruksel, protestat e opozitës për “Zjednicën” dhe demarkacioni me Malin e Zi.
Aty tërhiqet një paralele mes krizës së dikurshme të Gjeorgjisë dhe Kosovës. Me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, presidenti rus Vladimir Putin kishte pohuar se do të hakmerrej keq ndaj shteteve perëndimore, e kjo ka filluar me shtetin gjeorgjian.
“Për histori të gjatë nuk kemi nevojë. Të gjithëve na kujtohen lajmet e mira dhe të këqija për Kosovën, të cilat kanë bërë që të zemërojnë Rusinë dhe të fusë në kthetrat e veta Gjeorgjinë. Putin, me rastin e Pavarësisë së Kosovës kishte kërcënuar shtetet perëndimore se nuk do t’ua linte këtë veprim ‘pa iu hakmarrë’. Ndërsa Presidenti gjeorgjian, Mikhail Saakashvili kishte thënë me këtë rast se, Putin është zgjuar të luajë lojën e radhës. Rezultati: Perëndimi në këtë rast ishte në një vijë me Kinën, ndaj dhe Rusia mori një goditje të fuqishme dhe u largua prej këtij vendi. Faturën e dështimit në Gjeorgji, Putin ka filluar ta nxjerrë në gadishullin ukrainas të Krimesë”, shkruhet në një prej “e-mail”-eve të AKP-së.
Publikimet e “Wikileaks” vijnë pas tentim puçit të dështuar në Turqi, dhe spastrimeve që Erdogani është duke bërë në gjyqësor, ushtri, arsim etj./Gazeta Express/