Albspirit

Media/News/Publishing

Gjykatësi Aliaj në prokurori: Nuk ndihem i kanosur, dhashë një vendim të drejtë

Pesë ditë pasi pyetën ministrin e Brendshëm, për shkak të hetimeve të hapura ndaj tij për deklaratat publike kundër një gjyqtari, prokurorët pyetën gjatë kësaj të mërkure edhe gjyqtarin e sulmuar, Arjan Aliaj.

I etiketuar nga ministri Saimir Tahiri si një gjyqtar që kishte dhënë një vendim skandaloz për rastin e hetimeve mbi “IMSI Catcher”, gjyqtari mësohet të ketë këmbëngulur se ka dhënë një vendim të drejtë dhe sipas ligjit.

“Unë jam gjyqtar”, është shprehur Arjan Aliaj. “Nuk e njoh ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe nuk ndihem i kanosur nga deklaratat e tij”.

Por nga ana e tij, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i pyetur më herët, ka këmbëngulur se i qëndron çdo deklarate të lëshuar kundër gjyqtarit.

Saimir Tahiri u kallëzua nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për “kanosje për shkak të detyrës”.

Please follow and like us: