Albspirit

Media/News/Publishing

Hahn: Një fluks i papritur refugjatësh nga Turqia do të ishte fatal

 

Eurokomisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Johannes Hahn paralajmëroi kundër një vale të papritur refugjatësh nga Turqia, si pasojë e situatës aktuale, që sipas tij do të rezultonte fatale.

”Kjo do të ishte fatale”, deklaroi Hahn, gjatë fjalës në mbajtur në një takim special të Komitetit Parlamentar për Politikën e Jashtme të Bashkimit Evropian.

”Unioni ka investuar një marrëveshje të rëndësishme për frenimin e fluksit të refugjatëve. Do të ishte fatale nëse një valë e papritur refugjatësh do të vinte tani nga Turqia, pas grushtit të dështuar të shtetit dhe pas masave të marra nga presidenti Recep Tayyip Erdogan”, theksoi ai.

Në të njëjtën kohë, Hahn theksoi rëndësinë e marrëdhënieve BE-Turqi nëse kihet parasysh se Evropa është partnerja dhe investitorja kryesore ekonomike e Turqisë dhe nga ana tjetër vendi euroaziatik është partneri i gjashtë më i rëndësishëm i unionit.

Please follow and like us: