Jul Deda: Ti je bekim, je energji…
Artistët mbeten gjithmonë të tillë. Juli nuk bën vetëm humor, ai sigurisht di të jetë edhe i ndjeshëm. Një ndër njerëzit e tij më të dashur dhe special feston ditëlindjen dhe ai nuk ka ngurruar ta urojë publikisht. E ka quajtur me të drejtë bekim dhe energji dhe e ka uruar për përvjetorin e saj të 55- të.
Juli ka zbuluar përmes këtij postimi edhe një fakt interesant. Për të gjithë ata që kanë menduar se energjinë e ka marrë nga i ati, i madhi Zef Deda, Juli dëshmon të kundërtën. Krenar ai dëshmon në këtë postim se i ka ngjarë nënës së tij.
‘Mam. Sot ke ditelindjen dhe une te uroj te behesh 155 vjeç. Te uroj çdo gje te mire, qe mund te kete nje njeri po kaq i mire si ti. Ti je bekim, je energji, je nena qe e di mire çfare do te thote perkushtim ndaj familjes dhe sidomos ndaj femijeve. Kur me thone njerezit, “ti Jul ke shume energji, i ke ngja Babit”, une i them: “thoni keshtu, se nuk njihni Mamin”. Te dua shume Mam, per mua je Nena me e mire ne bote. P.s. A fola mire?!?! Mi fal 5 mije lek.’