Kromi, shtyhet me 10 vite koncesioni i “ACR”-së në Bulqizë
Komisioni i Veprimtarive Prodhuese miratoi shtyrjen me 10 vite të afatit të koncesionit të kromit në Bulqizë. Shoqëria “ACR” do të ketë të drejtën e shfrytëzimin të burimeve të kromit deri më 31 dhjetor të vitit 2040.
Zgjatja e periudhës së marrëveshjes së koncesionit në Bulqizë është bërë duke marrë në konsideratë planin e investimeve të koncesionarit dhe garancitë që kërkohen nga kjo kompani për investimet e kryera. Ky është koncesioni më i madh në vendburimin më të rëndësishëm minerar në vend.
Veç koncesionit të Bulqizës, komisioni miratoi shtyrjen me 10 vite edhe afatin e koncesionit për Uzinën e Ferrokromit në Elbasan, por edhe për minierat e kromit të Prrenjas e Pojskë, të cilat zotërohen po nga i njëjti koncesionar.