Albspirit

Media/News/Publishing

Ku gaboi gjykatësja Majlinda Andrea me 50 mijë eurot e ryshfetit

Pasi kuptuan se po përgjoheshin nga policia për 50 mijë eurot që morën ryshfet, çifti Odhise dhe Majlinda Andrea menduan një alibi për në gjykatë. Anëtarja e Gjykatës së Lartë mendoi se noterizimi i marrjes së parave nga bashkëshorti i saj, do ta legjitimonte veprimin, duke shmangur më pas akuzat. Për këtë arsye, disa ditë pasi shkëmbyen paratë, Odhise Andrea dhe Ilia Çabiri, sekseri i familjes së ish pronarëve u paraqitën tek noteri. Aty nënshkruan aktin noterial, sipas të cilit Andrea i kishte marrë borxh 50 mijë eurot.

Marrëveshja mes të dyve u paraqit në gjykatë nga avokati i bashkëshortit të gjytqares, Odhise Andreas. Pikërisht ky akt noterial, sipas prokurorit është prova më e fortë, që dëshmon korruptimin e gjyqtares, të filmuar nga forcat Operacionale të policisë.

Tashmë prokuroia kërkon sekuestrimin e pasurisë së gjyqtares Majlinda Andrea dhe familjarëve të saj të afërt. Ajo dyshohet se mori 50 mijë euro ryshfet për vendimin gjyqësor, që ktheu pronën 40 hektarë tek ish pronarët.

Please follow and like us: