Albspirit

Media/News/Publishing

Kush është deputet i popullit nuk mund të jetë anti-amerikan

Nga Ajet Delaj, New York

Degjova me vemendje deputetin e Partise Demokratike tek Zeri I Amerikes qe deklaroi voten e tij pro reformes ne drejtesi dhe do te doja te degjoja ashtu si pjesa dermuese e demokrateve dhe deputete te tjere te asaje çfare ka mbetur nga PD-ja. Te deklaronin te njejten gje duke premtuar se do t’ votonin per Shqiperine , shqiptaret, shtetin ligjor shqiptar dhe afrimin e Kombit Shqiptar me partneret tane strategjike Shtetet e Bashkuara.

Z. Selami, thellesisht mendoj se do te keshe mbeshtetjen e shume deputeteve demokrat , elektoratit ne gjithe Shqiperine pasi shqiptaret jane pro-Amerikane ne tersine e tyre e veçanarisht te djathtet.

Te kthehet Partia Demokratike ne pozitat e Partise se Punes apo Partise Socialiste te vitit 1991 si formacion politik anti-Amerikan kjo eshte e papranueshme per çdo demokrat real. Une realisht nuk arrij te kuptoj se kend e perfqeson Partia Demokratike sot, popullin opozitar demokrat apo hajnat e djeshem qe e çuan PD -ne ne humnere ?

Po çe do qeverine teknike e zgjedhjet e parakoheshme o ditezi Basha kur je katandisur per faqe te zeze ne sherbim te hajnave te djeshem e shtojce e Ilir Metes i papranueshem per shqiptaret dhe aleatet tane strategjike Shtetet e Bashkuara te Amerikes .

Si student i Dhjetorit 90-te e pjesmarres aktiv ne permbysjen de jure te komunizmit ne Shqiperi i bej thirrje çdo deputeti demokrat te asaj çfare ka mbet nga Partia Demokratike qe te ngrejne zerin dhe te japin voten per reformen ne drejtesi te mbeshtetur e sponsorizuar nga Amerikanet si garanci per te vendosur shtetin ligjor ne Shqiperi duke kontribuar ne menyre esenciale per tu shkeputur nga e shkuara.

Kush eshte sot kunder reformes ne drejtesi dhe kunder aleateve tane strategjike Shtetet e Bashkuara qartas jane ne sherbim te se shkuares ne Shqiperi. Jam i bindur se shqiptaret do te dijne ta kapin shansin per t’u shkeputur nga e shkuara.

Shqiptare mos u mashtroni, reforma ne drejtesi eshte kontribut i drejteperdrejte i Shteteve te Bashkuara per te instaluar ligjin ne Shqiperi!

Fakti qe Kryeministri Rama e mbeshteti variantin Amerikan te reformes ne drejtesi duke e lene publikisht e tersisht ne duart e tyre gje per te cilen duhet falenderuar pasi po jep nje kontribut real ne perafrimin e Shqiperise me perendimin ne fushen e se drejtes derisa te gjitha tjerat jane dokrra shqiptaresh .

Shqiperia ne rrugtimin e saje drejt perendimit dhe demokracia duhet te mbeshtetet me veprime konkrete siç po ben Ambasadori i nderuar Amerikan Donald Lu e Kryeministri Rama , boll me me demagogji mashtruese sepse jemi ngopur me to e natyrisht nuk ja kemi pare hajrin.

Reforma ne drejtesi eshte hap konkret i afrimit te Shqiperise me Shtetet e Bashkuara dhe me perendimin. Nuk duhet humbur ne asnje menyre dhe per asnje arsye ky shans historik.

Ne fund dua te pershendes dhe mbeshtes deputetin Selami per kurajon qytetare , besnikerine ndaj integrimit te Shqiperise ne partneritet strategjik me Shtetet e Bashkuara.

Please follow and like us: