Albspirit

Media/News/Publishing

Letra e plotë e Hahn për Ramën, Bashën dhe Metën

 

Ky eshte mesazhi i plote qe Komisioneri Hahn i dergoi Kryeministrit Edi Rama, Kreut te Kuvendit, Ilir Meta dhe Kreut te PD, Lulzim Basha per votimin ne Refomen ne Drejtesi.

“I dashur Kryeministër,

I dashur Kryeparlamentar,

I dashur kryetar i Partisë Demokratike,

Në vijim të bisedave të mia telefonike dje dhe sot, me të tre ju, unë dua të ritheksoj pikat e mëposhtëme të të quajturit “propozim hibrid”, të cilat i keni mbi tavolinë. Këto pika janë vijat e kuqe të komunitetit ndërkombëtar, ashtu siç i kemi nënvizuar në vazhdimësi përgjatë gjithë procesit.

E para, roli i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ONM duhet të ketë një bazë të ligjshme solide brenda Kushtetutës.

E dyta, unë rikonfirmoj, se siç e kemi bërë të qartë në të gjitha diskutimet, ONM-ja do të japë rekomandime të cilat nuk janë ligjërisht detyruese. Në çdo rast, këto rekomandime do të përmbajnë për çdo qëndrim të mbajtur, një arsyetim shpjegues bazuar mbi kriteret e përcaktuara nga legjislacioni.

Unë besoj që mund të vijojmë më tutje mbi këtë bazë. Siç diskutuam, ju lutem konfirmojeni këtë duke i’u përgjigjur shpejt këtij mesazhi, në mënyrë që votimi në Kuvend të bëhet nesër.

Sinqerisht,

Johannes Hahn

Please follow and like us: