Albspirit

Media/News/Publishing

Lirohet Trimi, polici që fshehu pistoletën e Çiçës

Alban Trimi është liruar nga qelia. Ish –oficeri i policisë që u arrestua nën akuzën se fshehu pistoletën e Elton Çicës do të qëndrojë në arrest shtëpie. Vendimi është dhënë nga Gjykata e Lartë. Trimi akuzohet për pengim të së vërtetës dhe prishje të provave në vendin e ngjarjes. Ish –kryeministri Berisha e akuzonte atë si pjesë të një rrjeti të krimit të organizuar. Alban Trimi u arrestua më 4 maj, pasi në kamerat e sigurisë së lokalit De Niro shihej që pas ekzekutimit të Elton Çiçës që ishte me të në një tavolinë, i shoqëruar nga një mjek dhe një gazetar, merr një pistoletë që ai e kishte me vete dhe e largon nga lokali. Nën të njëjtën akuzë është arrestuar edhe mjeku Redjan Rraja.

Please follow and like us: