Albspirit

Media/News/Publishing

Pse e anuloi Majlinda Bregu konferencën për mediat

Zyra e Shtypit pranë Kuvendit njoftoi se deputetja Majlinda Bregu do të ketë një komunikim për mediat sot rreth orës 13;00. Por ndërsa gazetarët e prisnin në sallën e konferencave, u njoftua se deputetja e Partisë Demokratike ndërroi mendje dhe nuk foli. Bregu është një nga deputetet që e deklaroi publikisht qëndrimin e saj se opozita duhet ta votojë reformën në drejtësi. Jo vetëm sepse drafti kushtetues ka ndryshuar sipas pretendimeve të PD, por edhe për të mos iu kundërvënë partnerëve ndërkomëbtarë. Është lehtësisht e kuptueshme se në konferencën e sotme, Majlinda Bregu do të deklaronte votën e saj pro draftit kushtetues, njësoj siç bëri një ditë më parë, Eduart Selami. Për shkak të zhvillimet e minutave të fundit Bregu është tërhequr. Në selinë e Partisë Demokratike, Lulzim Basha është në takim me ekspertët dhe deputetët e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi. Pavarësisht se negociatorët nuk janë takuar, ata nuk e kanë ndërprerë komunikimin. Marrëveshja duket vetëm çështje kohe.

Please follow and like us: