Rama konfirmon arritjen e konsensusit për reformën
Pas kreut të opozitës Lulzim Basha që foli për arritjen e konsensusit për miratimin e reformës në drejtësi, është kryeministri Rama që konfirmon këtë zhvillim të sotëm pas letrës së komisionerit të BE-së, Hahn.
Në konferencën për shtyp Rama tha se, me miratimin e reformës së drejtësisë vjen përmbysja e kastës së të korruptuarve në sistemin e drejtësisë.
Në fjalën e tij, Rama është shprehur i gëzuar që PD do t’i bashkohet votimit të nesërm të reformës në kuvend, ndërsa e ka cilësuar si flluskë sapuni përpjekjen delirante për t’i shpallur luftë BE dhe SHBA-së.
“Jam shumë i gëzuar që PD u bë pjesë e kësaj fitoreje të madhepër Shqipoërinë dhe për Shqiptarët. E dyta jam shumë e gëzuër që përpjekja delirante për t’i shpallur luftë BE dhe SHBA rezultoi flluskë sapuni.
Dua të ndaj me ju faktin, që ky ëhstë drafti i reformës kushtetuese dhe në këtë draft nuk lëviz absolutisht asgjë përsa i pëket dy çështjeve që mbajtën peng këtë provces deri në këtë orë të fundit.
Besoj është një moment lehtësimi për të gjithë shqiptarët, të cilët tanimë e kanë marrë lajmin se Partia Demokratike i është nënshtruar vullnetit të hekurt të popullit shqiptar dhe vullnetit të hekurt të partnerëve tanë strategjikë që bashkë me shqiptarët cojnë përpara një reformë historike që i hap rrugë revolucionit në sistemin e drejtësië, për përmbysjen përfundimtare të kastës së të korruptuarve dhe inkriminuarve që mban peng drejtësinë në në këtë vend. Është kënaqësi të ndaj me ju tekstin e mesazhit që unë kryetari i Kuvendit dhe kryetari i opozitës kemi marrë nga BE nëpërmjet komisionerit Hahn”,- u shpreh Rama.
Më tej kryeministri lexoi letrën e komisionerit Johanes Hahn, që iu dërgua atij vetë, kreut të Kuvendit dhe kreut të opozitës.