Albspirit

Media/News/Publishing

Reforma në Drejtësi/Komuniteti Mysliman apel politikës: Gjeni rrugën e konsensusit për interesin kombëtar

Komuniteti Musliman i Shqipërisë i ka bërë thirrje klasës politike të veprojë më maturi dhe të gjejë konsensusin për reformën në drejtësi në interes të kombit.

Përmes një deklarate për shtyp, Komuniteti Musliman shpreson që Kuvendi i Shqipërisë do të reagojë maturisht dhe do të bëjë zgjedhjen më të mirë të mundshme.

Në deklaratën për shtyp thuhet se ky komunitet është përkrah cdo nisme që sjell zhvillim dhe prosperitet në vendin tonë.

Deklarata për shtyp

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është duke ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit të punimeve për reformën në drejtësi.
Duke parë rëndësinë e kësaj reforme, KMSH shpreson që Kuvendi i Shqipërisë do të reagojë maturisht dhe do bëjë zgjedhjen më të mirë të mundshme, e cila do të shërbejë në të mirë të qytetarëve dhe politikave të Republikës së Shqipërisë.
I bëjmë thirrje të gjithë klasës politike dhe grupeve të interesit të gjejnë rrugën e përbashkët dhe të bien në konsensus për reformën në drejtësi, duke marrë parasysh interesin kombëtar dhe mbarëshoqëror.
Ne jemi përkrah çdo nisme e cila i shërbën shoqërisë shqiptare dhe që sjell zhvillim dhe prosperitet në vendin tonë.

Please follow and like us: