TAP, projekt prioritar për SHBA
Projekti i gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline, i cili parashikon transportimin e gazit nga Azerbajxhani për në Europë është prioritet për qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Deklaratën e bëri Amos Hochstein, i dërguar i posaçëm dhe koordinator për çështjet ndërkombëtare të energjisë në Departamentin Amerikan të Shtetit në një intervistë për gazetën greke Ekathimerini.
“Kam shpenzuar shumë kohë me këtë projekt aq sa nuk e kam bërë për ndonjë projekt tjetër. Edhe pse nuk ka kompani amerikane të përfshira në të ne përsëri e kemi kthyer këtë projekt në prioritet. Për qeverinë amerikane ky është një projekt me rëndësi të veçantë. Kjo është arsyeja se përse unë po ndjek nga afër ecurinë e këtij projekti në të tria shtete pjesëmarrëse”, thaz.Hochstein.
Ai shtoi se qeveria amerikane ka bërë gjithashtu progres në rritjen e bashkëpunimit me Greqinë dhe Bullgarinë për të siguruar edhe ngritjen e linjës së interkonjeksionit IGB.
Sipas tij, qeveria amerikane beson se projekti i gazsjellësit të Rrjedhës së Jugut është një skemë politike nga e cila do të përfitojë vetëm Rusia, duke besuar se duhet të ndalen planet për projektin e Rrjedhës së Veriut 2, që do të kenë një ndikim negativ mbi Ukrainën dhe Slloveninë.
Sipas tij, projekte të tilla si TAP apo IGB janë pjesë e një fjalëkryqi të madh që do shumë shpejt do të shohë rrugën e suksesit.
“Terminali i gazit Alexandropoli, së bashku me projekte si IGB dhe TAP kanë sens si ekonomik dhe tregtar, por edhe nga ana politike marrin kuptim. Ndërsa për projekte si South Stream, ndërtuesit mund të përfitojnë vetëm politikisht dhe jo nga ana ekonomike. Nga ana ekonomike ata nuk kanë leverdishmëri. Projektet që bazohen në këtë logjikë nuk kanë jetëgjatësi dhe unë ndaj jam i shqetësuar. Kur njerëzit ta kuptojnë se këto janë çështje thjesht poltike, atëherë këto projekte bëhen të rrezikshme”, tha zyrtari amerikan.