Albspirit

Media/News/Publishing

Turqia bombardon veriun e Irakut

Ushtria turke njoftoi të mërkurën se një natë më parë avionët e saj luftarakë kanë bombarduar pozicionet të rebelëve në veri të Irakut, me pasojë vdekjen e 20 anëtarëve të Partisë Punëtore të Kurdistanit.

Kjo është hera e parë që ushtria turke sulmon pas grushtit të shtetit. Avionët luftarakë të tipit F-16 ishin nën kontrollin e ushtarëve që morën pjesë në grushtin e shtetit.

Përveç këtyre, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u kthye më 20 korrik nga Stambolli në Ankara, për të organizuar mbledhjen e Komisionit për Siguri Kombëtare.

Please follow and like us: