Tusk: BE synon ndarje të butë me Britaninë

Presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, i tha kryeministres britanike, Theresa May, se duhet të punohet kah një “shkurorëzim i mëndafshtë”, pasi në referendum Britania ka vendosur që të largohet nga BE-ja.
Në një postim në rrjetin Twitter, zoti Tusk mbrëmë ka shkruar se i ka thënë zonjës May se “na duhet një dalje e qetë, diçka sikur shkurorëzim i mëndafshtë”.
May dhe Tusk dje kishin biseduar me telefon.
Theresa May, e cila në postin e kryeministres së Britanisë, u emërua pas largimit të David Cameronit, pas referendumit të 23 qershorit, këtë javë do t’i vizitoj për të parën herë në këtë post, kryeqytetet e vendeve më të mëdha në BE.
Sot ajo pritet të arrijë në Berlin, ndërsa nesër në Paris.
Please follow and like us: