Aplikacioni Facebook Messenger shënon 1 miliard përdorues aktivë në muaj
Facebook Messenger numëron më shumë se 1 miliard përdorues aktivë në muaj, njoftoi kompania e medias sociale ditën e mërkure, duke e bërë kështu një prej tre aplikacioneve më popullore në planet vetëm dy vite nga debutimi.
Facebook tani zotëron tre aplikacione me më shumë se 1 miliard përdorues duke nënvizuar dominimin global në arenën e aplikacioneve mobile. Aplikacioni kryesor Facebook është më popullori me 1.5 miliard përdorues aktivë në muaj ndjekur nga Messenger dhe Whatsapp ky i fundit blerë në 2014-tën.
Rivalët më të afërt në këtë klasifikim janë Google Maps dhe Youtube që të dy në pronësi të Google Alphabet. Vlen të përmendet edhe Instagram, shërbimi i shpërndarjes së fotove po në pronësi të Facebook me më shumë se 500 milion përdorues aktivë në muaj.
Ishte 2014-ta kur Facebook vendosni ta shkëpuste Messenger nga aplikacioni kryesor dhe jo vetëm por duke detyruar përdoruesit ta shkarkojnë nëse duan të vijojnë komunikimin me miqtë në rrjetin social përmes paisjeve mobile. Kjo lëvizje në fillim irritoi përdorues por me shtimin e funksionaliteve në aplikacion fitoi popullaritet. (PCWorld Albanian)