Berisha pro Metës për qeveri teknike
Ish-kryeministri Berisha ka folur për mediat jashtë sallës së parlamentit. Ai bëri sërish me faj Edi Ramën për bllokimin e reformës.
“Edhe veshgjatët e Shën Gjergjit e dinë se reformën nuk e do Edi Rama”, u shpreh Berisha.
Ai nuk pranoi të komentonte deklaratën e mbrëmshme të ambasadës amerikane në Tiranë që bënte me faj opozitën për bllokimin e reformës.
I pyetur nga gazetarët për qeverinë teknike të propozuar nga Ilir Meta, ish-kryeministri tha se kjo ka qenë një tezë e hershme e Lulzim Bashës.
Sipas Berishës, qeveria teknike do të ishte një zgjidhje e mirë për të qetësuar gjakrat dhe për të përgatitur zgjedhjet e ardhshme.
Please follow and like us: