Albspirit

Media/News/Publishing

BERLIN, 78 për qind e gjermanëve duan qëndrimin në BE

Tronditja nga Brexit i ka shtyrë qytetarët gjermanë të afrohen edhe më shumë me Bashkimin Evropian. Sipas një sondazhi të institutit ”Allensbach” për llogari të gazetës ”Frankfurter Allgemeine Zeitung”, 78 për qind e qytetarëve të pyetur është në favor të qëndrimit të vendit në union. Mes votuesve të tri partive tradicionale gjermane, CDU,CSU dhe SPD kjo përqindje është më e madhe. Ndërkohë, në favor të qëndrimit në Bashkimin Evropian janë vetëm 28 për qind e votuesve të partisë së djathtë ”Aleanca për Gjermaninë”.

Please follow and like us: