Bllokimi reformës, reagon ambasadorja e BE: Kjo është çështje e besueshmërisë personale dhe politike
Pas ambasadës amerikane në Tiranë, ka reaguar edhe ambasadorja e BE në Shqipëri, Romana Vlahutin. Ajo shprehet se supozohet që angazhimi i kreut demokrat Basha të mbahej.
“Ne supozojmë se angazhimi i shkruar i kryetarit Basha dhe PD-së bërë Komisionerit qëndron në tërësinë e tij. Kjo është çështje e besueshmërisë personale dhe politike”, thuhet në reagim.
Më herët ambasada e SHBA bëri përgjegjëse PD-në për bllokimin e reformës, duke nxjerrë një pretendim të ri.
Please follow and like us: