Albspirit

Media/News/Publishing

Denoncimi i deputetit/ Rama nuk do votojë reformën, po siguron votat për zgjedhje të parakohshme

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetet sociale denoncimin e një deputeti në lidhje me Reformën në Drejtësi.

Sipas denoncimit të deputetit, kryeministri Edi Rama, nuk do ta votojë reformën. Ai shkruan se Rama apo lufton të sigurojë 71 vota për të shpallur zgjedhjet e parakohshme në 45 ditë.

Postimi i Berishës dhe denoncimi i deputetit

Deputeti dixhital njofton:
Rama nuk do votoje reformen.
Ai po lufton te siguroje 71 vota per mocion per te shpallur zgjedhjet e parakohshme ne 45 dite! sb

“Mirembrema… Mos u genjeni Rama nuk voton neser Reformen.Te gjithe perpjekjet e Rames po behen per te siguruar mbi 71 vota… Nese kjo ndodh atehere neser ose pasneser mund te realizojne mocionin e besimit e ne vijim te shkojne per 45 dite ne zgjedhje te parakohshme. Dhe si shkak do te gjenin rrezimin eventual te reformes neser ose pasneser… per te cilen po perpiqen maksimalisht se bashku me aleatet e tyre prej te cileve thot ee ka marre mirarimin e skemes se tij…naten e mire, me respekt”

Please follow and like us: