Drejtësia – BE: Ditë historike, palët të respektojnë angazhimin për të votuar reformën
Delegacioni i BE në vendin tonë ka bërë thirrje për miratimin e reformës në drejtësi në seancën e sotme të Kuvendit. Nëpërmjet një deklaratë, BE thotë se kjo është një ditë e rëndësishme për shqiptarët, ndërsa palët duhet të respektojnë angazhimin për të votuar reformën.
“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për qytetarët shqiptarë dhe të gjithë ne presim që Kuvendit të votojë reformën historike të gjyqësorit. BE dhe SHBA kanë punuar në partneritet të ngushtë që nga fillimi dhe janë në dakordësi të plotë për të gjitha çështjet në diskutim. Ne presim që të gjitha palët të respektojnë angazhimin publik të shprehur dje për të votuar pro reformës”.
Please follow and like us: