Eni Çobani, imazhi i Shtëpisë së Modës MENAKON
Juristja Eni Çobani merr ftesë nga Shtëpia e Modës MENAKON, në Gjilan të Kosovës, për t’u bërë imazhi i saj. Stilistët parapëlqejnë modelet “kockë e lëkurë” për të përfaqësuar krijimet e tyre, por ja që ndodh edhe kështu. Është personaliteti dhe profili i dashur publik që e bën Enin imazhin e përsosur për një linjë veshjesh, por jo vetëm kaq. Juristja ka një paraqitje e portret shumë të bukur, ndaj jo rastësisht ishte kësaj here muza e krijuesve të një shtëpie mode. Me siguri së shpejti do të shihemi me zonjën Eni dhe në postera… jo vetëm në gjyq!
Please follow and like us: