Albspirit

Media/News/Publishing

Fat për Shqipërinë? Data 21, ora 21

Lajmi i mirë për të gjithë Shqiptarët është që reforma më e kërkuar gjatë 26 vite në sistem demokratik,  do të kalohet sot në seancë plenare, në kuvendin e Shqipërisë 140 deputetët do të votojnë ndryshimet kushtetuese. Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar rifillimin e punimeve të seancës plenare rreth orës 21 të mbrëmjes së sotme, ndërsa aktualisht të gjithë deputetët e pranishëm në sallën e Parlamentit janë duke u larguar. Mund të quhet një kocidençë e fatit por miratimi i ndryshimeve kushtetuese do të votohen në orën 21 të datës 21.07.2016. Në rrjete sociale gjatë gjithë ditës ka pasur me mijëra mesazhe mbi reformën por ende shihet një frikë e mos gjithçka prishen në moment të fundit por deri më tani premisat janë që kjo reformë, më se e kërkuar, do të shoh dritën jeshile dhe do të votohet. Gjithçka është arritur pas marrëveshjes të draftit të ri nga ana e Partisë Demokratike, që ishte pranuar më herët nga PS-LSI, tashmë ai draft duhet të kalojë në komisionin e posaçëm të reformës në drejtësi, e më pas të dërgohet për miratim në Kuvend. Siç është dhe e kuptueshme, vëmendja do të fokusohet në Kryesinë e Kuvendit ku do të zhvillojë punimet komisioni i posaçëm por dhe në selinë e PD-së, ku tashmë grupi parlamentar i forcës më të madhe opozitare në vend është mbledhur për t’u njohur nga kryetari Basha mbi konsensusin e arritur mes tij dhe ambasadorëve Lu e Vlahutin.

Please follow and like us: