Fatmir Xhafa: Reformën e bllokoi emaili i Ylli Manjanit!
I vënë në qendër të akuzave nga Kreu i Kuvendit, se bllokoi negociatat për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafa pranoi se një email i mbërritur nga Ylli Manjani bllokoi procesin. Në orët e vona të natës së kaluar, eksperti amerikan i OPDAT arriti tek drafti përfundimtar që e shpërndau për negociatorët e PD, PS dhe LSI dhe Fatmir Xhafën. Fill pas kësaj, Ylli Manjani ka rrëzuar përmbajtjen e draftit të amerikanëve të OPDAT, rreth orës 23;00 të natës së kaluar. Versioni që ka zbuluar Fatmir Xhafa, nxjerr zbuluar Ylli Manjanin, i cili një natë më parë bënte të paditurin për mosmarrëveshjet mes dy partive të mëdha.
Please follow and like us: