Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Kulla: Dhjetë përfundime nga votimi i Reformës në Drejtësi

 

 

  1. Avokati e rrethoi parlamentin me 200 mijë veta natën në ëndërr kur flinte gjumë.
  2. Të gjitha palët ia lanë fajin përkthyesit hibrid të paaftë për ta përshtatur mirë propozimin hibrid.
  3. Vlahutin kuptoi se Lu është një hap para se di shqip dhe s ka nevojë për përkthyes.
  4. Luli fitoi betejën për sovranitetin Shqipërisë, por nuk shpalli dot pavarësinë nga doktori, i cili i ka lënë mëkëmbës Oerdin.
  5. LGBT tani e tutje do të luftojë për çështjen e “Megalidhesw” dhe do votojë për “Agimin e Artë” si hakmarrje për çamët që u rrëzuan të drejtën për t’u martuar me kushtetutë.
  6. Lu i vërtetoi deputetëve atë shprehjen “me ta ashtu Kina nënën”.
  7. Shqiptarët rikujtuan shprehjen “Plani 5 -vjeçar do të sjellë begatinë”, dmth reforma.
  8. Deputetët do shkojnë të gjithë të marrin viza te ambasada amerikane, pasi BE i ka hequr vizat.
  9. Selami e siguroi edhe njëherë se do rikthehet në Amerikë, pasi prapë hyri te lista e tradhtarëve.
  10. Zonja Bregu vërtetoi se femrat janë të vetme burra në parlament.
Please follow and like us: