Albspirit

Media/News/Publishing

Luhansk: Ushtrime për konfrontim me vëzhguesit ndërkombëtarë


Banorët në qytetin Luhansk, që është nën kontroll të separatistëve prorusë, në pjesën lindore të Ukrainës, e kanë organizuar një ushtrim ushtarak me pjesëmarrjen e qindra njerëzve. Ky ushtrim i sotëm ishte organizuar nga grupet lokale proruse. Në të përfshihej edhe simulimi i banorëve gjatë konfrontimit me monitoruesit e armatosur ndërkombëtare, që vepronin si forcë policore. Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) aktualisht është e ngarkuar me monitorimin e armëpushimit të butë në pjesën lindore të Ukrainës, ku separatistët prorusë dhe forcat qeveritare të Ukrianës ende angazhohen.

Please follow and like us: