Albspirit

Media/News/Publishing

PD mirëpret propozimin e ri, ambasadorët negociojnë me PS

Deputetët e Partisë Demokratike kanë diskutuar në mbledhjen e grupit parlamentar propozimin e ri të ambasadorëve Lu dhe Vlahutin për reformën në drejtësi.

Detaje nga ky propozim nuk janë publikuar, por burime nga mbledhja kanë bërë të ditur për Top Channel se, propozimi në fjalë është pranuar dhe se tashmë pritet një përgjigje nga PS.

Nga të njëjtat burime mësohet se, gjatë mbledhjes ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se, “Edi Rama nuk do reformë në drejtësi por zgjedhje të parakohshme”.

Ndërkohë, nga burime të tjera rezulton se, ambasadorët Lu dhe Vlahutin po ia prezantojnë propozimin e ri Partisë Socialiste, konkretisht kryetarit të grupit parlamentar Gramoz Ruçi dhe atij të komisionit të posaçëm për reformën, Fatmir Xhafaj.

Please follow and like us: