Albspirit

Media/News/Publishing

Poezi nga Vasil Tabaku

 

 

 

NEVERIA

 

Pështjellim marramendës
Përpara këtij realiteti
Ku trishtimi
Ndërton rrugën e vet
Me një kalldrëm prej lotësh…
Neveria
Mgrihet
Mbi shpinën e krrusur të dhimbjes
Mbi ty politikan cinik
Njeri mediokër,
vrastar
I pashpirt dhe zezan i zi
Neveria
Ngrihet e heshtur
Pa fjalë
E dridhëshme,
njerzore
Dhe fisnike
Ndërsa tej në horizont
kalon vetura luksoze
pluhuri i së cilës
vret të sotmen time…
Neveri
Fjalë prej akulli
Dhe klithma të mbytura
Mbi njeriun e rëndomtë
të politikës
Njeriun
Që grabiti tinëzisht
besimin tim
njeriu
që vrau me buzëqeshjen e vet
prej djalli
dlirësinë time
puthjen e ciltër
të mbetur varur
në cep të Hënsë
dhe përqafimin
të mbetur
si një shall gri
mbi dëgët e pemëve pa gjethe
Neveria
Shëtit
Nëpër qytetin tim
Dhe mbledh
Coprat e dhimbjes
Të mijëra e mijëra të tjerëve
Duke ngritur
Një mal të kristalt
Mbi ditën pa diell
Ku i pushtetëshmi
Veshur firmato
Shkel
me këpucët e shëndritëshme
Mbi shpirtin tim
Të rivrarë…
Neveria
Më merrë për dore
Drejt
dyerëve të mbyllura të heshtjes
ku qajnë
kuajt e hazdisur të zemrimit
me drojtjen e zgjimit të fuqishëm…

 

 

 

TI NJERI I ZI I POLITIKËS

 

…se ai vjen nga askund
Dhe shkon askund,
Një copë e ftohtë mermeri
Pa identitet
më rrëmben gjithçka
Më vjedh shpirtin
Më godit në dinjitet
Duart e pista
Zhyt gjer në brryl
Në dhimbjen time
Më vret…
Kush je ti
Zezan i zi
Nga cfarë hapsire vjen?
Nga cfarë humnerash
Shpërthen
Paioni yt shpirtshkatërrues?…
Ti që gjithcka të bukur
Rrëmben
Dhe shndrrohesh
Në një sfinks të vërtetë?
…sepse
Ti nuk ke buzë
Për puthjet
Ti nuk ke zemër
Për drithërimat e mia
Ti nuk I njeh lotët
Mbretërinë e trishtë
Të varfërisë tronditëse
Dhe brengën
Prej një mali të akullt…
Ti gjithcka
E ndërton me pushtet
Por unë nuk e di
Nëse ndonjëherë
I ke parë trandafilat
Si vyshken
Zambakët
Të përgjaken
Dhe zogjtë të heshtin?
Ndërsa
Këputen mbi tokë
Si pika të vdekura
Me këmngën e vrarë
Në fluturim
Ti vraseskënhësh
Ti grabitës gëzimi
Dhe ndërtues i dhimbjes
Arkitekt i zi
I brengave dhe varfërisë
Ti mashtrues
Përdhunues i fjalës
Dhe bastard i lirisë
Më ke borxhë
Lumturinë
Dhe një jetë pritjej
Për të jetuar si NJERI…

 

 

 

MASKARENJTË

 

Buzëqeshja e tyre
Një enjgjell i vjedhur nga mirësia
Poshtë maskës së buzëqeshjes
Një fytyrë e neveritëshme hakmarrse
Plot mllef ndaj nesh
Plot ligësi ndaj kohës
Dhe plot zezim ndaj dritës…
Nëpër fjalët e tyre
Unë shoh si vdes e vërteta
Kufoma e dashurisë
Hesht
në arkivolin e buzëve të maskarenjëve
Shpirti i tyre
është thjesht një natë e zezë
me lulet e hidhura të së keqes…
Ata kurr nuk e ditën
Cfar është dashuria,
Ata kurr nuk njohën perqafimin
Dhe magjine e puthjes…
Maskarenjtë
Edhe shpirtin e shesin,
Edhe zemrën
e kan shëndruar në mall tregu
Maskarenjtë
Edhe token e shenjte te Atdheut
E mohojnë
E japin peng
Maskarenjtë që nuk e njohin ngjyrën e bardhë
Jan miqë vetëm me natën…
Maskarenjtë
Vrasës të padukshëm të miqësisë
Dhe armiq të eger të së vertetës
Meritojnë vetëm një emr në shqip
Maskarenjë…

 

 

 

PËRTEJ PRITJES

 

Veshur me buzëqeshje
sikur mbi supe
të kishe hedhur
pelerinën e argjendtë të hënës…
Dhe Bota…
luante me luftërat
dashuritë
puthnin vdekjen
në buzët e ftohta.
Liria ishte kryefjala e ditës
ishin mbaruar fjalët
kufoma këngësh
ndërtonin qytetin e heshtjes
Vendi im
përmes plagësh
përshëndeste
dritën që zbriste nga qiejt.
Me litar rrufesh
sa i gjatë ky tranzicion
kjo pritje e thinjur shpresash
mbi krah zogjsh të uritur…
Oh tepër e gjatë
pritja përtej pritjes…

Please follow and like us: