Albspirit

Media/News/Publishing

Reforma në Drejtësi/ Basha: Nuk kam kushte, Rama të zbatojë marrëveshjen e arritur

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një dalje të tij për mediat, pak kohë përpara kalimit në seancë plenare të Reformës në Drejtësi deklaroi se PD i qëndron konsensusit të dhënë dje dhe nuk ka shtuar asnjë kusht apo të ketë kërkuar ndryshime mbi draftin e dakordësuar.

Kreu demokrat, shfaqi një video në prani të gazetarëve, e cila ishte konferenca për shtyp e ditës së martë ku ai saktësonte se qëndrimi i PD ka qenë i njëjtë për të katër institucionet. Kjo e artikuluar publikisht, por edhe e dakordësuar nga Fatmir Xhafa dhe e konfirmuar nga Ylli Manjani ditën e hënë.

Në video duket qartaz që Basha flet për të 4 institucionet dhe menjëherë pas shfaqjes së saj, duke bërtitur në konferencën për shtypo, kreu i PD shtroi pyetjen se kush janë kushtet e reja të PD.

“Nuk kemi asnjë kusht, Edi Rama ka gënjyer. Ne kemi bërë një marrëveshje për një formulë të njëjtë për të 4 institucionet”, tha Basha

Kreu demokrat tha se është gati të votojë reformën sot dhe i kërkoi kryetarit të mazhorancës të tërhiqet nga pengjet e fundit të kësaj reforme.

Lulzim Basha gjate konferences për shtyp ka qenë i tensionuar dhe disa herë kur ka ngritur pyetje të ndryshme ka bërtitur dhe shfaqur shenja nervoziteti.

Please follow and like us: