Albspirit

Media/News/Publishing

Reforma në Drejtësi/ Basha pranon propozimin e ri të ambasadorëve

Negociata mes kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, kreut të PD, Lulzim Basha dhe amabasadorëve Lu dhe Vlahutin kanë përfunduar.

Mësohet se ambasadorët i kanë ofruar palëve politike një formulë të re për Reformën në Drejtësi. Gjithashtu, bëhet me dije se kryedemokrati Lulzim Basha është dakordësuar me këtë propozim.

Prej dy orësh aktorët e mësipërm kanë zhvilluar negociata tek Kryesi e Kuvendit për të arritur një marrëveshje, e cila do të sillte miratimin e Reformës në Drejtës.

Megjithatë, lajmi për dakordësimin e Partisë Demokratike ende nuk është konfirumuar.  Ndërkohë nuk ka informacion mbi propozimin e ri të bërë nga ambasadorët. Pikat që i ndajnë palët janë mënyra e zgjedhjes të anëtarëve të KLGJ dhe KLP./citynews

Please follow and like us: