Sherr mes Ilir Metës dhe Fatmir Xhafes për reformën: Ule zërin! Nuk marr urdhra nga ty!
Në mbledhjen e Konferencës së Kryetareve, Ilir Meta e quajti një situatë debatesh idiote politike atë që po ndodh me reformën në drejtësi. I nervozuar për mosmbledhjen e Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën në Drejtësi, Meta kërkoi që Fatmir Xhafa në Konferencën e kryetarëve. “Lojë idiote politike” e quajti Meta atë që ndodhi një natë më parë. Sipas tij, Fatmir Xhafa bëri insinutata te papranueshme një natë me parë dhe nuk e mblodhi Komisionin me pretendime absurde.
Përgjigjen e mori pak minuta më pas, kur Fatmir Xhafa mbërriti në Konferencën e kryetarëve. “Ule zërin me mua! Nuk marr urdhra nga ty! Kemi kaq kohë që dëgjojmë një shprehje nga ty “Me qetësi dhe dashuri”. Dashuria iku, tani më i qetë!” i tha Fatmir Xhafa Ilir Metës ndërsa nisi shpjegimet për atë që ndodhi një natë më parë.