Albspirit

Media/News/Publishing

Xhafaj: Drafti për drejtësinë është mbyllur dhe firmosur. Nesër votohet në Kuvend

Kreu i Komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj foli për mediat nga Kryesia e Kuvendit duke thënë se mbledhja e komisionit është e pakuptimtë, pasi ky komision do të mblidhej në rast se do të kishte një çështje për të diskutuar.

Ai fajësoi PD-në si jo korrekte në qëndrimet e veta.

Sipas tij seanca e nesërme në Kuvend mund të zhvillohet normalisht, pasi drafti përfundimtar është firmosur prej tij.

Më poshtë pjesë nga deklarata e Xhafajt.

“Ju kërkoj ndjesë se jeni detyruar të qëndronit deri në këtë orë të vonë për shkak të çudirave që prodhon politika shqiptare, të marrësive të njëpasnjëshme dhe të gënjeshtrave të radhës që nxjerr në çdo moment për t’i bërë bisht përgjegjësive që ka ndaj qytetarëve shqiptarë dhe ndaj partnerëve të vendit. Kjo që bëri sot dhe teatrit që po zhvillon Partia Demokratike dhe më vjen keq për kolegët që janë pjesë e komisionit, është një gjë e turpshme, nuk është korrekte me qëndrimet e veta,  dhe me qytetarët e këtij vendi dhe me partnerët. Ju më pyetët a ka mbledhje komisioni? Dihet! Unë nuk ka ndonjë mbledhje komisioni që nuk e thërret kryetari. A mund ta thërrisja, po kam që nga mëngjesi që unë pres të bëj një mbledhje komisioni. Për çfarë do ta bëj? Për të shqyrtuar një çështje të caktuar.

Së pari, Kuvendi mund të mblidhet normalisht nesër. Ka një draft kushtetues, ka një projekt kushtetues, për të cilën është përgatitur e gjithë procedura e nevojshme parlamentare. Relatorët dhe unë kemi firmosur raportin që do t’i paraqitet seancës plenare për projektin kushtetues. A është ky i duhuri? Po themi ne! Po thonë SHBA! Po thotë BE. Ka dikush që nuk thotë dot po. Nga kjo pikëpamje projekti është gati.

Natyrisht kishte një çështje të mbetur pezull që ishte jetësimi i propozimit hibrid i zonjës Nuland i cili ishte propozim që konfirmonte qëndrimin e SHBA dhe BE. Atë propozim ne e kemi përfshirë në draftin që do të jetë nesër në mbledhjen e djeshme të komisionit të posaçëm parlamentar. Unë nuk mbaj përgjegjësi për opozitën që ka muaj të tërë që e bllokon dhe e bojkoton. Ishte pak qesharake pasi mbas kaq muajsh marrin pjesë në mbledhjen e komisionit”

Please follow and like us: