Albspirit

Media/News/Publishing

Aktorja e njohur pret flokët pas diagnostikimit me kancer

 

 

Ajo e filloi karrierën e saj si një aktore që kur ishte fëmijë në vitet 1980 dhe u bë një fenomen me portretizimin e saj si Brenda Walsh në “Beverly Hills 90210”.

Shannen Doherty është diagnoztikuar me kancer në gji që nga marsi i vitit 2015. Lajmi i diagnozës së Doherty doli në gusht 2015, kur aktorja paditi ish-menaxherin dhe firmën e menaxhimit të saj, pasi nuk i kishin paguar sigurimet mjekësore për vitin 2014, duke bërë që mbulimi i shërimit të Doherty të anulohej.

Kjo bëri që edhe trajtimi i saj të nisë disa muaj me vonesë. Së fundmi Doherty i është kthyer profilit të saj në “Instagram”, për të treguar për fansat hapat që do të ndjekë në betejën e saj kundër kancerit në gji. Ajo ka ndarë për miqtë një foto teksa po pret flokët, me gërshërët që i ka marrë vetë në dorë.

Please follow and like us: