Basha: Dita e parë e kësaj reforme dhe e fundit e qeverise
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka qenë i pari politikan që ka përshëndetur votimin e reformës në drejtësi, pas miratimit të saj në Kuvend.
Sipas Bashës “Reforma u kthye në debat politik. Miratimi i saj ishte ogur i mirë për drejtësinë e gjithë shqiptarëve. Dita e parë e kësaj reforme, dita e parë e fundit të kësaj qeverie. Ne ishim në këtë betejë krah votuesve tanë që janë më të shumtë por edhe krah votuesve të qeverisë e cila sot është në pakicë”.
Më pas kreu i opozitës falënderoi ndërkombëtarët që kontribuuan në këtë reformë.
“Reforma në drejtësi tashmë është realitet, falë kontributit të Komisionit të Venecias, dhe miqve tanë ndërkombëtarë”, u shpreh Basha duke i renditur me emra gjithë kontribuuesit institucioneve ndërkombëtare, të SHBA dhe BE.
“Dita e parë e kësaj reforme, dita e parë e fundit të kësaj qeverie. Opozita ka vënë një gur themeli në aleancën kundër krimit dhe korrupsionit. Urime shqiptarëve kjo është fitorja juaj dhe e askujt tjetër”, u shpreh midis të tjerave Basha.

Please follow and like us: