Albspirit

Media/News/Publishing

Drafti përfundimtar për reformën në drejtësi

Është publikuar sot Projekti i Amendamenteve Kushtetuese i përgatitur nga grupi i ekspertëve të nivelit të lartë për reformën në drejtësi.

Ky është drafti që i është përcjellë komsionit dhe ka të përmbledhura në të dhe disa prej rekomandimeve të ekspertëve të Ministrisë së Drejtësisë, por dhe ato të arritura konsensualisht me opozitën, për aq kohë sa ajo ishte e pranishme në mbledhje.

“Kanë qënë përfaqësuesit e drejtësisë të pranishëm, i kemi marrë në konsideratë propozimet dhe janë përfshirë në draft. Për emërimet në sitemin gjyqësor është bërë publike dhe kemi konkluduar në këtë variant që kemi. Puna e grupit të ekspertëvë të nivelit të lartë është gati për Komisionin e Venecias, është punë e plotë,  disa prej vërejtjeve të PD-së janë përfshirë”, tha dje eksperti Sokol Sadushi i shoqëruar nga dy ekspertët e OPDAT dhe  ERALIUS.

Grupi i Ekspertëve lë në fuqi votimin me 3/5 për ndryshimet kushtetuese. Në projektin final janë përfshirë vetëm një pjesë e amendimeve të ekspertëve të Ministrisë së Drejtësisë ndërkohë që janë futur edhe amendimet e bëra nga ekspertët e Partisë Demokratike, në dy mbledhjen e para kur ata ishin pjesë e diskutimeve në tryezë.

  Projekti i Amendamenteve Kushtetuese

https://www.scribd.com/embeds/295235813/content?start_page=1&view_mode=scroll&show_recommendations=true

 

 

Ju Rekomandojmë
Please follow and like us: