Eurodeputeti Kukan: Reformimi i drejtësisë hap rrugën për integrimin në BE
Deputeti i Parlamentit Europian Eduard Kukan ka përshëndetur miratimin në Parlament të reformës në drejtësi me vota unanime, duke e quajtur një hap të rëndësishëm për ecurinë e Shqipërisë.
Kukan shkruan në Twitter se zbatimi i reformës për një drejtësi të pavarur hap rrugën për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Përshëndes miratimin në mënyrë unanime në Parlament të paketës kushtetuese për reformën në drejtësi. Zbatimi i reformës është çelësi për një drejtësi të pavarur dhe të përgjegjshme, që do të hapë rrugën për ambiciet e shqiptarëve në procesin e integrimit në BE”, thotë eurodeputeti Kukan.
Reforma në drejtësi u miratua mbrëmë pak pas mesnate me 140 vota në Parlament, pas marrëveshjes së arritur mes palëve politike.