Albspirit

Media/News/Publishing

Gjenden kockat e pilotes më të njohur amerikane, Amelia Earhart

Zgjidhet misteri i zhdukjes së pilotes amerikane Amelia Earhart. Pilotja e famshme amerikane është zhdukur në vitin 1937 mbi Oqeanin Paqësor në përpjekjen e saj për fluturim rreth botës. Earhart dhe asistenti i saj, Fred Noonan nuk janë gjetur kurrë, e misteri i zhdukjes së tyre edhe sot bënë kurioz njerëz  të shumtë.

Eksperti për biologji skeletore nga Univesriteti amerikan Tennessee, është i bindur se ka zgjidhur  misterin aq shumë të mirëpritur. Richard Jantz thekson se kockat të cilat janë gjetur në ishullin Nikumaroro në vitin1940, janë kockat e të zhdukurës Earhart. Ato janë dërguar për analizë në Fiji, ku janë bërë matjet nga ana e shkencëtarit David Winn Hoodless. Ndërkohë kockat janë zhdukur, por Jantz ka bërë krahasimin me masat e Amelia Earhart dhe vërtetoi se masat dakordohen.

“Kemi arritur të matim gjatësinë e kockave, aty ku ishte e mundur. Tri kockat e gjetura nga ishulli Nikumaroro i kemi krahasuar me përmasat e Amelia Earhart, dhe kemi ardhur deri tek rezultatet e ngjashme. Ka shumë pak shance që një person tjetër të ketë ngjashmëri të këtij lloji, me kockat e Amelija Earhart”, tha Jantz.

Shkencëtarët i kanë krahasuar kockat e gjetura në ishull me 2.776 njerëz, dhe vetëm 17 prej tyre i përshtaten përmasave të Amelias.

Me avion mbi Oqeanin Atlantik

Amelia Earhart është gruaja e parë e cila me avion ka fluturar mbi Oqeanin Atlantik si pasagjer, në vitin 1928. Katër vite më vonë, ka flutuar vetë mbi Oqeanin Atlantik, e në vitin 1935 ka flutuar nga Havajet deri në Kaliforni, 18 orë e 16 minuta.

Është zhdukur në vitin 1937, në përpjekjen e saj për të fluturuar rreth botës, gjatë udhëtimit drejt ishullit Howland.

Zhdukja e saj ka nxitur njërin ndër kërkimet më të mëdha në historinë e aviacionit. E kanë kërkuar plotë 17 ditë duke krehur 402.000 kilometra/katror, kërkim ky që shtetit amerikan i kushtoi rreth katër milionë dollar.

SHBA më pas hoqi nga kërkimi ndërsa në vitin 1938 për nder të saj u ndërtua një far në ishullin Howland.

Please follow and like us: