Albspirit

Media/News/Publishing

Grekët: Ja e vërteta e F-16-ave që donin të rrëzonin Erdoganin

 

“Gjithçka unë pashe ishte vetëm avioni privat i Erdoganit, asgjë tjetër”. Burime ushtarake në Athinë e kanë hedhur poshtë versionin se dy avionë luftarakë të rebelëve turq, “F-16”, tentuan të rrëzonin avionin presidencial mesnatën e 15 korrikut në qiellin e Stambollit. Ata kanë bërë me dije se avioni i Erdoganit ka fluturuar i pashqetësuar gjatë mbrëmjes së grushtit të shtetit dhe është ulur i pakërcënuar në aeroportin e Stambollit. Grekët e kanë hedhur poshtë versionin se pas sulmit në hotelin e tij në Marmaris, presidentit turk iu rrezikua jeta nga puçistët edhe në ajër. Nga ajo që ne donim deri tani është se dy F-16 ju afruan xhetit të presidentit Erdogan, por nuk është shpjeguar përse ata nuk qëlluan.

 

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=rGFY7dW6KUY?rel=0&fs=1&wmode=transparent]
Please follow and like us: