Humbja dhe eliminimi nga Liga e Europës ka sjellë ndryshimin e radhës në pankinën e Kukësit. Ernest Gjoka do të jetë trajneri i ri i skuadrës kukësiane, duke marrë vendin e Hasan Likës, i cili e drejtoi atë në këtë edicion të Kupave të Europës. Lajmi është zyrtarizuar nga drejtuesit e Kukësit, që do t’i besojnë ekipin ish-trajnerit të Apolonisë, Tomorit dhe Flamurtarit, duke nisur nga sezoni i ardhshëm.