Albspirit

Media/News/Publishing

Historike, kuvendi miraton reformën në drejtësi

votimi 140

Pas muajsh diskutime në nivel ekspertësh dhe më pas mes liderëve politike, deputetët kanë miratuar reformën në drejtësi. Ka qenë presioni ndërkombëtar ai që ka detyruar palët të afrojmë qëndrimet, për atë që cilësohet si një nga reformat për të rëndësishme për vendin e që do t’i hapë derën drejt Bashkimit Europian.

votimi 140

Deputetët e të gjitha forcave politike në Kuvend kanë votuar “pro” (140 vota) draftit përfundimtar, i cili gjatë dy ditëve të fundit solli tepër diskutime dhe përplasje politike. I ftuar në seancë, përveç trup diplomatik të akredituar në Tiranë, ka qenë edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.

miratimi ok ok

Rama: Ishte e vështirë që të nxirrnim tymin e bardhë

Kryeministri, Edi Rama në fjalën e tij në Parlament tha se shqiptarët nuk e besonin se reforma në drejtësi do të kalonte me konsensus. “Pa miqtë ndër- kombëtarë reforma nuk do të kishte ardhur kurrë. Ishte e vështirë që të nxirrnim tymin e bardhë”, deklaroi Rama.

“Nëse do të shkruaja një libër ç’më kanë parë sytë e ç’më kanë dëgjuar veshët, jam i sigurt se lexuesit nuk do ta besonin kurrë. Nuk do ta shkruaja se do të sëkëlldiseshin disa përfaqësues të popullit në këtë sallë e do të tronditej populli jashtë salle e po ashtu dhe miqtë ndërkombëtarë.
Kjo ditë e sotme votimi konsensual, për reformën e vonuar 26 vjet, nuk do të kishte ardhur kurrë përpara se të shuhej më parë fara e një politike të mbrapshtë me shtatë koka. Që e bëri drejtësinë shesh për përsheshet e veta. Mendon vetëm ta shtrydhë popullin në kutinë e votimit, për të siguruar ushqimin e barkut të vet të pangishëm. Ndaj ishte e vështirë dhe e pamundur të nxirrje nga ky parlament tymin e bardhë për një reformë që do të nxjerrë tymin e zi nga pallati i drejtësisë.

E meritojnë një duartrokitje jo vetëm falënderimi, por edhe ndjesë e më pas deri të Presidenti Obama, kancelarja Merkel, presidenti Hollande, kryeministri Renzi, pa harruar sekretarin e shtetit John Kery, Mogherinin, Hahn dhe në fund, jo për nga rëndësia, miken e shtrenjtë Ndihmës Sekretaren amerikane të shtetit, Victoria Nuland. Një falënderim sepse këta miq, i dhanë shprehje një angazhimi të jashtëzakonshëm si kurrë ndonjëherë në Shqipërinë e 25 viteve për t’i çelur popullit rrugën për të marrë pas hakun e drejtësisë. Jam i bindur që shqiptarët sonte që ndjekin fundin e kësaj odiseje të gjatë, e që derri pak orësh nuk e besonin që reforma dot ë bëhej e thellë, e certifikuar dhe e merituar me konsensus. do tu jem mirënjohës miqve tanë të mëdhenj, SHBA e BE. Do t’i mbaj mend me figurë dhe emër miqtë e shtrenjtë. Nëse në këtë konsensus të pakëndueshëm jemi të gjithë nga pasioni për drejtësi, apo një pjesë nga malli e një pjesë nga halli, nesër sdo ketë pikë rëndësie. Vota çel siparin e një reforme të shumë pritur në drejtësi e në rrugën e këtij revolucioni, njerëzit e zakonshëm, do të jenë krah për krah me SHBA e BE.  Kjo është arritja më e shëndetshme më e drejtë e kësaj reforme dhe siguroj se gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar do t’i fshijë fshesa e hekurt e vettingut. Sot ka fituar Shqipëria. I uroj PD-së sa më shumë fitore si ajo e djeshme i ftoj të votojnë reformën dhe natën e mirë”.

deklarata e firmosurr

Xhafaj: Reforma do pastrojë sistemin nga të korruptuarit

Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar, të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj u shpreh nga foltorja e Kuvendit se, kjo reformë do të pastrojë sistemin nga të korruptuarit. Sipas tij, paketa e ndryshimeve Kushtetuese nuk bëhen për individë apo mandate të caktuara, por për të riorganizuar institucionet e sistemit të drejtësisë, në mënyrë që të gjithë t’i shërbejnë ligjeve dhe kushtetutës. “Kjo reformë i jep fund klientelizmit, korrupsionit dhe mungesës së drejtësisë“, u shpreh Xhafaj. “Kërkojmë drejtësi edhe për gjyqtarët dhe prokurorët e ndershëm emri i të cilëve është i ndotur në sistemin aktual të drejtësisë“, vazhdoi më tej ai.

Mediu: Tani reforma të zbatohet

Deputeti Fatmir Mediu, ka theksuar se pas miratimit të reformës në drejtësi ajo duhet të zbatohet. Sipas tij, problemi më i madh në drejtësi mbetet implementimi i ligjeve. “Është e domosdoshme, që pas miratimit të reformës të njohim dhe miratojmë ligje sa më të thjeshta në interes të qytetarëve. Ne kemi shumë ligje, por nuk i zbatojmë ato”, tha Mediu.  “Konsensusi rruga e vetme”, theksoi gjatë fjalës së tij kreu i PR, duke shtuar se politika ka qenë fajtore ndër vite për mohimin e një pjesë të të drejtave të qytetarëve.

Doda: Ne të PDIU ngulmojmë te referendumi

Mesila Doda foli në emër të PDIU-së. Ajo i ka pyetur deputetët e pranishëm, nëse kanë apo jo frikë që ta votojnë këtë Reformë, duke theksuar se deputetët e PDIU nuk kanë. “Jemi mësuar me marrëveshjet e natës ku mblidhen 3 koka dhe hanë 3 milionë. Ne të PDIU ngulmojmë te referendumi, njerëzit janë zgjedhës e jo dele. Ndërsa ju jeni deputetë dhe jo çobenj”, deklaroi Doda. Në fund të fjalisë së saj ajo kërkoi votat e deputetëve pasi sipas saj, “vota pro sot është patriotike, është kombëtare“.

Bylykbashi: Do t’i japim shqiptarëve një drejtësi ndryshe

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, një nga ekspertët e opozitës, gjatë fjalës së tij ka se me këtë reformë është bërë drejtësia më e thjeshtë, e kjo në emër të shqiptarëve.

Procesi ndryshoi në mënyrë thelbësore Kushtetutën. Ndoshta do të çojë drejt një Republike tjetër. Vitet e fundit qytetarëve i është dashur më shumë se kurrë drejtësia. Shpresojmë që me këtë, që kemi bërë, gjatë gjithë kësaj kohe, do t’i japim shqiptarëve një drejtësi ndryshe nga ajo që kemi patur këto vite, një drejtësi e cila iu shërben atyre, që jep drejtësi, që nuk blihet, një drejtësi pa korrupsion. Deri sot qytetarët këto nuk i kanë pasur. Kjo reformë duhet të ketë në themel konsensusin e Parlamentit”, deklaroi Bylykbashi.

Please follow and like us: