Jemi mësuar ta shohim gjithnjë në programet sportive, por Ilda Bejleri duket se do të vijë ndryshe në ekran.
Ajo ishte sot në studion e “Rudina” ku tregoi se ky projekt ka në fokus balerinët më të famshëm shqiptarë dhe të huaj në Europë, të cilët do të vijnë në Tiranë të performojnë në Pallatin e Kongreseve.
Ndër këta balerinë është edhe vëllai i moderatores, Bledi Bejleri. Ai jeton në Gjermani dhe përmes një videomesazhi të shkurtër surprizoi moderatoren.
“Motra, për një muaj do të vij në Shqipëri, në Pallatin e Kongreseve. Ti tregojmë të gjithëve se kush jemi. Të përshëndes, je motra më e mirë në botë. Nuk kam çfarë të them më tepër, ti e di se sa të dua. Mezi po pres të shihemi në Tiranë”, tha se Bledi në mesazhin e tij.
Nga fjalët e të vëllait, Ilda Bejleri duket se nuk i mbajti dot lotët.
“Lidhja me Bledin është shumë e fortë, ashtu si me të gjithë familjarët. Ne si familje kemi sakrifikuar shumë për njëri-tjetrin. Bledin nuk e shoh shpesh, madje edhe debatojmë. Bledi është 2 vite më i madh se unë, jam shumë e lumtur që kam një vëllai si ai”, tha Bejleri./tvklan.al