Albspirit

Media/News/Publishing

Ish-deputeti i PS emërohet anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në BSH 

 

 

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Arben Malaj është votuar si anëtari më i ri i Këshillit Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë.

Malaj u votua dje paradite në Kuvend me 107 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Malaj do të plotësojë vendin e lënë bosh disa muaj më parë nga Ermelinda Meksi.

Ish-deputeti i PS dhe ish-ministri i Financave u propozua nga Kryeministri Edi Rama për këtë post, të cilët duket se kanë sheshuar mosmarrëveshjet që patën para zgjedhjeve 2013.

Malaj u votua gjatë kohës që po zhvilloheshin negociatat për konsensusin e reformës në drejtësi mes Metës, Bashës dhe dy ambasadorëve Lu e Vlahutin.

Please follow and like us: