Albspirit

Media/News/Publishing

Ja si u festua miratimi i Reformës nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri

Delegacioni i Bashkimit Evropian ka festuar sot miratimin e Paketës së ndryshimeve kushtetuese në kuadër të Reformës në Drejtësi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Delegacioni i BE-së bën me dije se në zyrtarët e këtij përfaqësisë së Bashkimit Evropian në vendin tonë kanë patur trokitje gotash dhe kanë festuar suksesin e miratimit të Reformës, për të cilin pati një angazhim të madh nga ana e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Trokitje gotash në Delegacionin e BE-së pas miratimit të Paketës të Reformës në Drejtësi” thuhet në postimin e Delegacionit.

Please follow and like us: