Sporti botëror rrezikon të humbasë një nga atletet më të mira të dekadave të fundit. Përjashtimi i atletikës ruse nga Lojrat Olimpike duket se po shtyn Jelena Insibajevën të marrë një vendim drastic për karrierën e saj. Kampionia olimpike në kërcimin me shkop ka kërcënuar se nëse nuk do të marrë pjesë në Olimpiadën e Rio De Zhaneiros, atëherë do të mbyllë përfundimisht karrierën e saj. “Nëse nuk më lejojnë të marrë pjesë në Lojrat Olimpike nuk shoh arsye se përse duhet të stërvitem apo të vazhdoj karrierën”, ka thënë Insibajeva. Sporti rus po kalon një moment të errët në historinë e tij pas skandalit të dopingut, ndërsa përveç atletikës, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar pritet të përjashtojë këtë dielë të gjitha federatat e tjera nga Lojrat Olimpike që nisin muajin e ardhshëm.