Mentor Kikia: Mjaft i rropët dhe mbushët burgjet me hallexhinj, edhe për një kotec pulash
Takova një grup banorësh në fshatin Bërzhitë të Tiranës mbrëmë. Një ndër hallet e mëdha me te cilet perballen, ishte se nuk mund ndërtojnë dot qoftë dhe një kotec pulash, nuk meremtojnë dot kasollen e lopës, e nuk i ndërrojnë dot tjegullat shtëpisë. Quhet ndërtim pa leje. Përfundon direkt në burg.
E di, ky është shtet, këto janë rregulla. Po, dakord jam edhe unë.
Por e dini ju që ai fshatari që do të ndërtoje kotecin e pulave në tokën e tij, duhet të plotësojë saktësisht të njëjtat dokumente që duhet të plotësojë edhe ndërtuesi i Stadiumit Kombëtar me kullë në anë? Madje ai i stadiumit nisi punë pa u firmosur leja, sepse nuk kishte kush ta lajmëronte INUK-un.
E dini ju që për të ndërtuar kotecin duhet të plotësohen 45 dokumente, si psh: Projekt nga një firmë arkitekture e licencuar. Kontratë noteriale me një kompani ndërtimi. NIPT nga kompania e ndërtimit posacërishtr për kotecin, që kushton 2.5milion leke(Takse qe e vjel bashkia). Projekte inxhinierike, teknike, elektrike, hidroteknike…. vërtetime nga Monunetet e Kulturës, Mjedisi, OSHEE, Ujësjellësi, Kanalizimet, Sizmiologjia…Polica sigurimi per inxhineret dhe studiot qe bejne projektet, deklarata noteriale te inxhiniereve qe ata e kane bere punen me cilesi, vertetime QKR-je per cdo studio qe leshon nje vertetim… taksa, taksa, taksa pa fund. Pagesa për cdo copë letër, për cdo vërtetim kerkohen me e pakta nga 50 mije leke(te vjetra)…. Pastaj taksa e ndërtimit….. pastaj siguracioni i punëtorëve që do të bëjnë kotecin, pastaj vërtetim për pagësën që do të marrin punëtorët e kotecit…Nuk kan futur vetem analizat per grupin e gjakut te punetoreve. Nuk di kush dreq mendje ka shpikur tere kete mekanizem zhvates, por kjo eshte nje maskarade.
Pa asnjë ekzagjerim, nëse vertet do të ndërtoni qoftë edhe një kotec sipas ligjit, vetëm procedurat e lejes së ndërtimit shkojnë 5 mijë Euro. Qeveria ka vendosur të njëjtat rregulla, të njëjtën procedurë, të njëjtat taksa, si në bulevardin e Tiranës ashtu edhe në Zallbastar, në Kuc të Vlorës dhe Shishtavec të Kukësit. Të njëjtat procedura si për një pallat 25 kate, ashtu dhe për një shtëpi me 2 kate, e madje dhe për një mur rrethues. Edhe per nje kotec lejen duhet te jape KRT e bashkise se madhe. Edhe per ti nderruar tjegullat e thyera te catise, duhet te jape KRT e bashkise leje.
Një procedurë maskaradë që ose të rrjep, të paktën në Tiranë te rrjep me tërë kuptimin e fjalës, ose të dërgon në burg. Forcimi i shtetit po ia tregon dhëmbët shtresës më të varfër, asaj më nevojtares.
Nëse je duke vdekur dhe njofton autoambulancën, ajo vjen pasi ke “mbaruar punë”. Por nëse do të ndërrosh tjegullat e shtëpisë apo të bësh kotec për pulat, furgoni i INUK vjen për 10 minuta – tha njëri nga fshatarët.